Categories Lajme

Kantieret e Rilindjes Urbane nga veriu në jug/Punohet pa pushim për “Shqipërinë që duam”

Në të gjithë vendin, nga veriu në jug, vijon puna në kanteriet e rilindjes urbane për transformimin e rrugëve në qytetet dhe fshatrat e vendit. Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa fotografi nga këto kantiere, ku sipas tij, po punohet pa pushim për “Shqipërinë që duam”.

“Kantieret e Rilindjes Urbane nga unaza e Bajram Currit në unazën e re të Konispolit, nga rruga e Thethit në Kalanë e Tepelenës dhe Lungomaren e Sarandës, nga rrugët e fshatrave të Malësisë së Madhe, Elbasanit, Beratit e Përmetit deri tek Lungomarja e Durrësit dhe me radhë, ku punohet punohet papushim për “Shqipërinë që duam”, thekson Rama.

Projekti për unazën e Bajram Currit përfshin asfaltimin, gjelbërimin, sistemimin e trotuareve, ndriçimin rrugor, krijimin e këndeve të lojërave për fëmijë dhe krijimin e vendeve për parking, duke i dhënë kështu më shumë bukuri dhe frymëmarrje qytetit verior. Unaza e re e Konispolit synon të lehtësojë transportin e agrumeve drejt tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo do të sjellë një seri mundësi investimesh të reja ekonomike dhe në sektorët përkatës të përpunimit e shërbimeve në zonë.

Rruga Qafë-Thore – Theth, 16 km e gjatë që lidh një ndër zonat më të bukura të Alpeve me Bogën dhe Shkodrën është një projekti kyç për përshpejtimin e zhvillimit të turizmit malor. Ndërhyrja në këtë aks specifikisht synon të lehtësojë aksesin në një prej zonave më të frekuentuara të Alpeve. Kalimi Valbonë – Theth me peizazhin e mrekullueshëm, ujëvara dhe Syri i Kaltër, Kulla e Ngujimit dhe kuzhina tradicionale, janë vetëm disa prej atraksioneve që nxit turistët të marrin rrugën drejt Thethit.  Në Sarandë, një nga qendrat e rëndësishme turistike në jug të vendit, vazhdojnë me ritme të shpejta punimet në shëtitoren “Naim Frashëri”, pjesë e Lungomares së Sarandës, e cila pritet të ketë një pamje të re dhe infrastrukturë moderne.

Edhe në Durrës shëtitorja “Taulantia” në Durrës shumë shpejt do të ketë një pamje të re. Shëtitorja “Taulantia” në Durrës, e njohur gjerësisht si zona e “Vollgës” po i nënshtrohet rikonstruksionit tërësor. Shëtitorja fillon nga porti dhe mbaron te “Sfinksi”. Ndërkohë që rikonstruksioni i rrugëve në fshatrat e Malësisë së Madhe, Elbasanit, Beratit e Përmetit do të krijojë më shumë mundësi zhvillimi ekonomik për këto zona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME