Categories Bota

Këngëtari hap restaurantin e tretë ku të pastrehët mund të ushqehen falas

Pas dy projekteve të suksesshme, këngëtari legjendar, Jon Bon Jovi, ka vazhduar me misionin e tij humanitar dhe së shpejti do ta hapë edhe restorantin e tretë, në të cilin njerëzit e varfër do të mund të ushqehen pa pagesë. ‘Soul Kitchen’ është emri i organizatës jofitimprurëse, me të cilën udhëheq Fondacioni JBJ i frontmenit të grupit “Bon Jovi” e që emërohet sipas inicialeve të emrit të tij.

Në ‘Soul Kitchen’ pjatat nuk kanë çmim, ndërsa ata që duan mund t’i lënë 20 dollarë donacion për punën e kuzhinës. Ata që nuk kanë para, siç janë të pastrehët, janë të mirëseardhur të ushqehen në restorant dhe të ndihmojnë si vullnetarë në kuzhinë.

Në bazë të ueb-faqes së restorantit, 51 për qind e ushqimeve që janë shërbyer deri më tani janë paguar përmes donacioneve.Pjesa tjetër prej 49 për qind është mbuluar nga puna vullnetare e njerëzve pa mjete financiare. Prandaj motoja e restorantit është: “Të gjithë janë të mirëseardhur në tavolinën tonë”.Restorantin e parë të këtij lloji, Bon Jovi e ka hapur në tetor të vitit 2011 në New Jersey, në qytetin e tij të lindjes, ndërsa restoranti i dytë është hapur në vitin 2016.  “Misioni jonë ka qenë gjithmonë që të ndikojmë në ndryshimet pozitive dhe t’i zgjidhim çështjet e urisë dhe të pastrehëve”, ka thënë në të kaluarën këngëtari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME