Categories Teknologji

Kamera e Galaxy S11 do të zërë një hapësirë të konsiderueshme në celular

Imazhet e para të përpunuara në bazë të pjesëzave të informacionit publikuar gjer më sot të Galaxy S11, sugjeronin se telefoni do të kishte një hapësirë të konsiderueshme në pjesën e pasme rezervuar për kamerën. Sipas një raporti të Bloomberg tashmë kemi një ide të qartë pse kamera do të zërë aq shumë vend. Telefoni më i mirë i Samsung për 2020-ën do të ketë sensor 108-megapiksel së bashku me një sensor me kënd super të gjerë dhe lente zmadhimi telefoto 5X.

Telefoni gjithashtu do të përfshijë një sensor Time-of-Flight (ToF) marrë nga Galaxy Note 10 i këtij viti. Por kompania ka planifikuar të përdorën sensorin 108-megapiksel edhe në telefonin e dytë me ekran me palosje i cili do të ketë dizajn guaske.

Sensor 108-megapiksel është zhvilluar nga vetë Samsung në bashkëpunim me Xiaomi dhe është materializuar në formën e Mi Note 10. Samsung ka vendosur të ndryshojë sensorin 12-megapiksel të përdorur që prej Galaxy S7 në 2016-ën. Natyrisht megapikselët nuk tregojnë të gjithën, por me Galaxy S11 kamera për herë të parë në vite do të jetë ndryshe nga ajo e paraardhësit. /PCWorld Albanian

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME