Categories Bota

Miliona amerikanë planifikojnë udhëtime për festë pavarësisht pandemisë

Dhjetëra miliona amerikanë pritet të mblidhen me familjen dhe miqtë këtë javë, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se festa e Falënderimeve mund të çojë në një shpërthim të infektimit me koronavirusin e ri. Mesatarisht rreth 178 000 raste të reja me koronavirus regjistrohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa hospitalizimet janë dyfishuar që nga fillimi i muajit në 86,000, duke bërë që sistemi shëndetësor të jetë nën presion.

Në SHBA ka pasur edhe një rritje mesatare ditore të vdekjeve në 1 500 duke shtyrë zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në të gjithë vendin që të vendosin kufizime të reja. Ndërsa numri i udhëtimeve është më i ulët se vitin e kaluar, ka shenja që paralajmërimet për kujdes, po bien në vesh të shurdhër, pasi miliona amerikanë vërshuan në aeroporte dhe autostrada përpara Festës së Falënderimeve të 26 nëntorit.

Ndërkohë në Meksikë, Kisha Katolike njoftoi anulimin e pelegrinazhit më të madh katolik në botë, për shkak të pandemisë COVID-19. Situata në Evropë Në Evropë vendet po mundohen të vendosin nën kontroll situatën, pas një rritjeje të numrit të rasteve të reja gjatë vjeshtës, dhe paralajmërimeve për një dimër të vështirë.

Në Gjermani, kryeministrat e landeve ranë dakord të zgjasin kufizimet, të cilat janë aktualisht në fuqi, deri më 20 dhjetor. Vendimi nga 16 landet e Gjermanisë, i cili pritet të miratohet nga qeveria federale, vjen derisa autoriteti i kontrollit të sëmundjes së Bashkimit Evropian paralajmëroi se masat aktuale në disa vende, përfshirë Gjermaninë ishin joadekuate.

Ndërkohë, bllokimi i dytë kombëtar i Francës, i vendosur që nga tetori, po ndihmon për të sjellë një rënie të numrit të rasteve të reja dhe hospitalizimeve. Sidoqoftë, më 23 nëntor ky vend regjistroi 500 vdekje të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 49,232. Pas katër javësh bllokimi të pjesshëm, Britania e Madhe ka vendosur që në dhjetor të përfundojë një bllokim të përgjithshëm duke u kufizuar në izolime lokale. Kjo do të thotë që masat do të merren në përputhje me nivelin e rasteve të koronavirusit.

Në Republikën Çeke, dhjetëra senatorë po padisin qeverinë në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e shumicës së dyqaneve me pakicë për shkak të pandemisë, situatë e cila, sipas tyre, po çon në “likuidimin e dyqaneve të vogla”. Rusia vazhdon të përballet me një rritje të infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Dyshohet se numrat e vërtetë janë më të lartë sesa ato të raportuara. Vendi shënoi një rekord të lartë të rasteve të reja më 23 nëntor: mbi 25 mijë.

Pavarësisht rasteve në rritje, autoritetet këmbëngulin se nuk ka plane për të vendosur një bllokim të dytë, ose për të mbyllur bizneset në të gjithë vendin. Megjithëse ka një rritje alarmante të numrit të të infektuarve në pjesën më të madhe të botës, shpresat janë ngritur që një seri vaksinash të reja premtuese mund të bëhen gjerësisht të disponueshme deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME