Categories Bota

NATO zgjerohet deri në hapësirë

NATO po zgjeron operacionet e saj në hapësirë, zona e pestë operative pas tokës, detit, ajrit dhe hapësirave të fundit në internet, thanë drejtues të Aleancës Veri-atlantike. “Hapësira është thelbësore për mbrojtjen e Aleancës dhe për pengimin, për paralajmërimin e hershëm dhe për navigimin,” tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel para se masa të konfirmohej nga 29 shtete anëtare. “Rreth gjysma e 2,000 satelitëve në orbitën e Tokës u përkasin anëtarëve të NATO-s”, shtoi Stoltenberg.

“NATO nuk ka ndërmend të vendosë armë në hapësirë,” tha ai. Megjithatë, sulmet ndaj satelitëve të vendeve anëtare mund të konsiderohen një provokim, i cili duhet të përgjigjet, thotë ambasadori amerikan në NATO, Kay Bailey Hutchinson.

Në nenin 5 të Traktatit themeltar thuhet se sulmi ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj tërë Aleancës. Ky është një nga parimet më të rëndësishme të NATO-s, i cili është aktivizuar vetëm një herë deri më tani, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Anëtarët ranë dakord të zgjerojnë zonën përpara një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të mërkurën, transmetojnë mediat kroate. Krerët e shteteve dhe qeveritë do të takohen në një samit më 3-4 dhjetor në Londër. Ndryshe, presidenti i Francës  Emmanuel Macron tha në një intervistë për “Economist” se NATO ka vdekur. “Ajo q ne po kalojmë aktualisht mund të përshkruhet si vdekja e trurit të NATO-s. Evropa është në prag të një humnere,” tha Macron.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME