Categories Lajme

Gjua jtja me a.rmë në Gjilan, dyshohet se cak ishin truprojat e Feros

Shqiprim e Shpresim Xheladini, të dy pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të reperit kosovar, Fero dyshohet se kanë qenë cak i sulmit me armë që ndodhi mbrëmjen e 18 nëntorit në Gjilan.I ashtuquajturi Lila, dyshohet se natën e 18 nëntorit ka shtënë me armë zjarri pranë fitnesit “Parajsa” në lagjen “Dardania 1” të Gjilanit. Ai dyshohet të ketë shtënë në drejtim të Shqiprim dhe Shpresim Xheladinit, të dy vëllezër.

Burime të Gazetës Insajderi, kanë thënë se ky rast nuk është kriminal por ka ndodhur për motive të ulëta dhe shumë banale. Shaban Azizi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë për Gazetën Insajderi se lidhur me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar tri revole.

“Janë arrestuar gjashtë persona, të cilët janë në ndalim dhe i kemi konfiskuar tri pistoleta dhe rasti ka mbetur vetëm të procedohet në prokurori dhe pastaj tek ne që të përfundohet”, ka thënë Azizi për Insajderin. Ndërsa Gazeta Insajderi, mëson se vëllezërit Shqiprim dhe Shpresim Xheladini, janë mbrojtja e afërt e reperit kosovar Fero.

Por kush është Lila?

Lila i cili po dyshohet se ka shtënë mbi dy të lartpërmendurit është nipi i Feriz Qerimit i njohur me nofkën “Feriz Llovca”, i dënuar së paku me pesë vite burgim për rrëmbim të dëshmitarëve, armëmbajtje pa leje dhe organizim kriminal, derisa është vrarë në vitin 2009. Feriz Qerimi (Llovca) i përket grupit të Shefqet Musliut, një ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB).

Derisa prokuroria në vitin 2003 kishte ngritur aktakuzë kundër Shefqet Musliut, Besim Tahirit, Jeton Arifit dhe Feriz Qerimit-Llovcës, për veprat penale rrëmbim i dëshmitarëve, tentim detyrimi, armëmbajtje pa leje dhe organizim kriminal, shkruan Insajderi. Por “Llovca” ishte vrarë më 3 dhjetor, dhjetë vite më parë te Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan në rrethana ende të panjohura. Ndonëse “Llovca” ishte dënuar për raste kriminale, për të parin e Gjilanit, Lutfi Haziri, ai ishte hero, me ç’rast Haziri kishte organizuar komemoracion për të. “Vrasja e Ferizit dhe të shumë veprimtarëve të tij duhet të zbardhet, drejtësia duhet të vendoset në vend. Fatkeqësisht ai humbi jetën në lirinë e Kosovës. Duhet të zbardhen vrasjet sepse ata mund të pushojnë të gjithë të qetë dhe atëherë mund të themi se e kemi mbërri qëllimin për atë që ata kanë luftuar”, kishte deklaruar Haziri asokohe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME