Categories Bota

Një person merr peng gjashtë persona në Francë

Një burrë i armatosur ka marrë disa persona peng në një bankë në Normandi të Francës. Mediat vendase raportojnë se pengmarrësi është duke kërkuar që Izraeli të lirojë “ fëmijët palestinezë të burgosur padrejtësisht” dhe që palestinezët nën 40-vjeç të lejohen në xhaminë Al-Aqsa në Jerulazem. Dy kërkesat u janë dhënë mediave, sipas RTL.

Raportohet se oficerë të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe rrugët përreth janë mbyllur. Ndërkohë, raportime për të lënduar nuk ka. Tre persona janë liruar nga pengmarrësi, mëson agjencia Reuters duke cituar burime, ndërsa tre të tjerë mbeten ende brenda. Të tre thuhet të jenë punonjës të bankës.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin me anë të një postimi në Twitter, lajmëronte se ishte duke e monitoruar situatën “me shumë kujdes” dhe se ishte në kontakt me policinë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë perimetrin e sigurisë dhe të shmangin zonën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME