Një objekt rrufeje i pazakontë, me shkëlqim, është parë në qiell gjatë motit të keq në Teksas. Videoja është xhiruar nga një shofer i cili kapi fenomenin e çuditshëm me një aparat fotografik.
Pamjet në YouTube tregojnë qiellin e errët që ndriçohet nga rrufet dhe më pas vërehet një objekt si top shkëlqyes që lëviz me shpejtësi. Shumë komentues thanë se bëhet fjalë për UFO ose një fenomen moti i njohur si ‘rrufeja errumbullakët’.