Categories Bota

Rihapja graduale në Francë, Kulla Eiffel do të presë vizitorë

Me rihapjen graduale të Francës që ka filluar prej mesit të majit, do të hapet dhe simboli i kryeqytetit të saj, Kulla Eiffel në Paris. Kompania në menaxhim të saj deklaroi se kulla do të hapet për publikun më 25 qershor nën masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit.

I hapur do të jetë vetëm kati i dytë i saj, ku ngjitja do të bëhet përmes shkallëve dhe jo ashensorit. Gjithashtu edhe numri i vizitorëve do të jetë i reduktuar ndërkohë që ata duhet të veshin maska dhe doreza. “Pas 3 muajsh mbyllje, izolimi më i gjatë pas Luftës së Dytë Botërore, Kulla Eiffel do të rihapet më 25 qershor në orën 10 të mëngjesit” shkruhet në faqen zyrtare të kompanisë.

Pallati i Versajës çeli dyert për vizitorët më datë 6 qershor ndërsa muzeu i Luvrit pritet të hapet më 6 korrik. Franca është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë ku numëron 29,296 viktima në total. Ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 150 mijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME