Categories Bota

Si një vend i sigurt shndërrohet në zonë lu.fte në më pak se një javë

Kur bombat e para ranë në Ras al-Ain, banorët e fshatit kurdo-sirian grumbulluan pasuritë e tyre dhe ikën duke braktisur shtëpitë. Me shpejtësi në rrugë u krijua një trafik 10 km i gjatë në jug, larg kufirit me Turqinë. Mes gjithë atij kaosi të krijuar, pikaste një grua, e cila shtynte djalin e saj të paralizuar në një karrocë me rrota duke u munduar të shpëtonte nga bombardimet. “Ishte një pamje që më preku shumë”, tha një avokat për CNN, njëherazi dhe banor nga Ras al-Ain, i cili preferoi të mbetej anonim. “Ne e njohim gruan dhe e dimë që nuk është mirë mendërisht“, vijoi më tej avokati. Avokati gjithashtu tha se ai kishte qenë shumë i zënë me përpjekjet për të futur fëmijët e tij në një makinë dhe për t’u larguar nga fshati në kohë. Në mes të asaj arratisjej të tërbuar, askush nga fshati nuk ishte në gjendje të ndihmonte, gruan me fëmijën e saj me aftësi të kufizuara. Avokati tregon se u larguar nga fshati tre ditë më vonë, duke iu bashkuar më shumë se 160.000 njerëzve që janë shpërngulur nga ofensiva ushtarake turke e nisur javën e kaluar, por fati i asaj gruaje dhe djalit të saj është ende i paqartë. “Në fshat ka ende disa të moshuar, që unë i njoh. Shumë prej tyre nuk janë në gjendje të largohen nga shtëpia. Ata mendojnë se vdekja është një dhe e njëjtë, pavarësisht se cili është shkaku“, tregon më tej avokati.

Për vite me radhë Siria ka qenë një vend strehimi për njerëzit që iknin nga vendet e prekura nga luftërat. Para nisjes së ofensivës ushtarake turke, zona ishte shtëpia e rreth 650.000 njerëzve të cilët ishin zhvendosur tashmë sipas të dhënave nga organizata “Save the Children”. Por shumë njerëz po e gjejnë veten të zhvendosur sërish nga kjo strehë e sigurtë. Në përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar bombardimeve turke nga të gjitha anët, sulmeve ajrore dhe tokësore të udhëhequra nga rebelët arabë aleatë të Turqisë, të shpërngulurit kanë ikur në disa nga pikat më jugore të zonës së kontrolluar nga kurdët. Turqia po përpiqet të dëbojë luftëtarët kurdë nga kufiri i vendit me Sirinë dhe shumë prej tyre vijnë nga fshatrat afër kufirit. Forcat Demokratike Siriane (SDF) që veprojnë në zonë, udhëhiqen nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG), të cilat Turqia i konsideron një organizatë terroriste të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). SDF ishte aleate e SHBA-së dhe ishin bashkëpunëtorë në luftën kundër ISIS. “Çdo ditë, gjithnjë e më shumë njerëz të zhvedosur vijnë tek ne”, tha Qadriya Mohamed, i cili drejton operacionet e ndihmës në GAV4RD, në qeverinë e Al-Hasakah. “Ne përpiqemi çdo ditë të hapim qendra të reja pritjeje”, vijoi më tej Mohamed.

Zona e kontrolluar nga kurdët, e njohur zyrtarisht si Administrata Autonome e Sirisë Veriore dhe Lindore (NES) është e rrethuar nga kufijtë e Turqisë dhe Irakut, si edhe territori i kontrolluar nga regjimi sirian. Në vendkalimet kufitare, kryesisht të mbyllura për refugjatët dhe shumë të tjerë të gatshëm për të hyrë në zonat e regjimit, të zhvendosurit kanë disa mundësi të sigurta. Brenda qyteteve më të mëdha, kontrolli kurd mbetet i paprekur. Në periferi, forcat e qeverisë siriane janë dislokuar me kërkesë të autoriteteve kurde, të cilat shpresojnë se një prani e regjimit do të ndihmojë në ndalimin e një inkursioni turk në qendrat e popullsisë. Rusia ka dërguar gjithashtu policinë ushtarake në këto zonë.

Punëtorët humanitarë ndërkombëtarë janë larguar nga Siria Verilindore ditët e fundit. “Mjekët pa Kufij” (MSF), Mercy Corps dhe organizata “Save the Children” thanë se kishin evakuuar stafin e huaj. Të martën zyrtarët kurdër gjithashtu thanë se largimi i punonjësve të ndimës dhe stafit të OJQ-ve kishte çuar në një ndërprerje të plotë të ndihmës humanitare. Grupet ndërkombëtare nga ana tjetër thonë se ata nuk kanë larguar të gjitha operacionet, por vetëm kanë zvogëluar ato në mënyrë të konsiderueshme për shkak të ruajtjes së sigurisë. Kjo gjë për anëtarët e shoqërisë civile kurde do të thotë se atyre u duhet t’i mbajnë të “gjitha duart në kuvertë”. Deri javën e kaluar “Valët Civile Pel” nuk ishin një organizatë ndihme. Ishte një grup i shoqërisë civile në veri-lindje të Sirisë që organizoi forume rinore dhe programe ndërtimi paqeje. Por që në momentin që Turqia nisi inkursionin e saj në rajonin e kontrolluar nga kurdët në Siri javën e kaluar, stafi i organizatës dhe vullnetarët kanë qenë në pararojë të përgjigjes së emergjencës.

“Papritmas u gjendëm përballë kësaj krize të madhe dhe vendosëm të ndalojmë të gjithë aktivitetet tona dhe të gjitha projektet tona, në mënyrë që të investojmë të gjitha burimet tonë për të ndihmuar njerëzit”, tha Ferhad Ahma, drejtor i PEL Civil Waves. Për disa aktivistë kurdë, largimi i punëtorëve humanitarë do të thotë se ata janë braktisur dy herë. “Roli i organizatave ndërkombëtare kishte për qëllim të tregonte veten në një kohë si kjo dhe jo kur gjërat ishin të qeta”, tha Mohamed. “Po atëherë kur duhej të luanin rolin e tyre, ata ikën. Situata humanitare është jashtëzakonisht shumë rëndë”, tha Qadriya Mohamed duke shtuar se organizata GAV4RD po përballet me mungesa ilaçesh dhe ushqimesh. Por për organizatat ndërkombëtare realitetet ndryshojnë me shpejtësi. Organizatat po vlerësojnë “nëse është e sigurtë që punonjësit e ndihmës të vazhdojnë të veprojnë”, tha Karl Schembri, këshilltari për media i Këshillit Norvegjez për Refugjatët në Lindje e Mesme. “Kampet e zhvendosjes janë evakuar të gjitha për shkak të dhunës së përshkallëzuar”, tha Schembri. “Dorëzimet ndërkufitare janë zvogëluar ndjeshëm për shkak të pasigurisë”, tha Schembri. Vetëm disa grupe, siç është fondacioni i “Barzanit” me seli në Erbil, kanë dërguar një sasi ndihmash humanitare përtej kufirit. “Shumë aktivistë do të rrehohen dhe do të ketë një rrezik për jetën e tyre”, tha ai. “Save the Children” thotë programet e tyre janë ende funksionale deri më tani. “Nëse do të kemi nevojë, do të kërkojmë ndihmë nga populli vendas, pasi që bashkësia ndërkombëtare mungon”, tha Mohamed. “Ne mund të mbështetemi vetëm te vetvetja. Ne do të qëndrojmë krah për krah për t’i ndihmuar vetë të zhvendosurit”, vijoi më tej Mohamed.

Ndërkohë Zëvendës drejtori i Vendit për Sirinë, Made Ferguson tha se; “Ne thjesht nuk mund të veprojmë në mënyrë efektive me granatimet e rënda, mbylljen e rrugëve dhe aktorët e ndryshëm vazhdimisht të armatosur“. Ai gjithashtu theksoi se ata po eksplorojnë opsionet për marrjen e ndihmës për ata që janë në nevojë dhe se do të bëjnë çdo përpjekje për t’u kthyer sa më shpejt të jetë e mundur. MSF i bëri jehonë kësaj deklarate, duke njoftuar se po evakuonte stafin e huaj, të cilët do të vazhdojnë të mbështesin nga distanca.

Një popullsi në harresë

“Grevat kanë qenë të vazhdueshme që nga fillimi i inkursionit dhe shumë civilë kanë mbetur të bllokuar“, tha aktivisti Diljeen Ali në Qamishli. “Ka njerëz që qajnë nga uria. Ka njerëz që nuk mund të arrihen. Ka autobusë që goditen”, tha më tej ai. Raporet e rebelëve arabë sirianë të mbështetur nga Turqia dhe që plaçkisnin fshatrat janë të shumtë. Të martën agjensia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) lëshoi një deklaratë që raportonte sulme në objektet mjekësore dhe infrastrukturën civile, përfshirë këtu linjat e energjisë, furnizimin me ujë dhe furrat e bukës. Javën e kaluar, një politikan i shquar dhe shoferi i tij, anëtarë të forcave të sigurisë kurde dhe disa civilë u ekzekutuan nga ushtria e Lirë Siriane.

Gjysmëhëna e Kuqe Kurde tha të mërkurën se 42 civilë janë vrarë dhe 145 të tjerë janë plagosur. Sulmet ajrore, sulmet në tokë dhe goditjet me snajper po shkaktojnë viktima civile çdo ditë. “Ne jemi të kënaqur që regjimi po hyn, pasi ky është një ‘hedh në ajër” kurajën turke”, tha Ali. “Por ne kemi frikë se kjo do të thotë se njerëzi tanë të detyrohen të bashkohen me Ushtrinë Siriane dhe qeveria do të ndryshojë gjërat për ne, si heqja e kurrikulët kurde nga shkollat tona“, vijoi më tej ai. Për avokatin nga Ral al-Ain, kthimi i regjimit është më pak se ideal, por është më mirë se “therja”. “Unë nuk mund të them se regjimi është më i mirë se ky, por zgjedhjet para administratës autonome kurde janë ngushtuar“, theksoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME