Categories Bota

Vazhdojnë protestat në Paris, Dhjetëra vetë janë prangosur

Protestuesit u përleshën me policinë në Paris dhe qytete të tjera të Francës të shtunën, ndërsa me mijëra vetë dolën nëpër rrugë në fundjavën e nëntë të zemërimit ndaj Presidentit Emmanuel Macron. Dhjetëra vetë janë arrestuar, ndërsa zyrtarët kanë premtuar se do të reagojnë ndaj dhunës që ka shoqëruar këto demonstrime që nga nëntori. Marshimet e jelekëverdhëve nisën qetësisht nën një prani të madhe të forcave të rendit, me 80 mijë oficerë të dislokuar në të gjithë vendin. Ata këndonin Marsejezën, himnin kombëtar, dhe mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej “Pasiguria nuk është punë”. Por, dhjetëra protestues u përfshinë në përleshje me policinë pranë Harkut të Triumfit në Paris, çka çoi në përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion, ndërsa forcat e sigurisë i penguan marshuesit të hynin në Champs Elysees.

Rreth 60 vetë janë arrestuar në Paris, tha policia, bashkë me dhjetëra të tjerë të ndaluar në qytetet e tjera të vendit. Sipas Ministrisë së Brendshme kishte rreth 32 mijë protestues në të gjithë vendin dhe 8 mijë vetëm në Paris. Një javë më parë, shifra e zyrtarëve ishte 26 mijë. Lëvizja e jelekëverdhëve, që nisi si një protestë ndaj çmimit të lartë të karburantit, është shndërruar në një reagim të fortë refuzimi ndaj Macron dhe politikave të tij, që mendohet se favorizojnë të pasurit në kurriz të punëtorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME