Categories Lajme

Braçe, replika me ministren e Bujqësisë: Nesër unë s’dal të kërkoj vota pa fytyrë përpara fermerëve…

Erion Braçe deklaroi në Kuvend se do të vazhdojë të ngrejë zërin për fermerët shqiptarë sepse nesër do të jetë ai që do të kërkojë vota prej tyre.

Ai iu drejtua me tone të ashpra ministres së bujqësisë Frida Krifca, teksa deklaroi se disa grumbullues të cilët i konsideroi pjesë të një “karteli” bëjnë lojë të dyfishtë në kurriz të bujqve të Divjakës dhe Lushnjes duke i shitur prodhimet në Kosovë me çmime qesharake.

“Davidi është një djalë 28-vjeç ndërkohë që Bledi është një djalë 33-vjeç që ka ndryshuar disa biznese me radhe. Kësaj radhe duke qenë se na dëgjojnë ne u futën me kokë te biznesi i shalqinit. Nëse ju nuk dëgjoni ata do vij unë këtu të bërtas sepse para atyre do dal nesër unë. Do kërkoj vota unë. Dhe unë nuk kërkoj vota pa fytyrë.

Unë përmend emra sepse këta janë pjesë e një karteli që po bëjnë një lojë të ndyrë pa fund në kurriz të bujqve të Divjakës dhe Lushnjes. Këta nuk grumbullojnë për 5-6 ditë me radhë. Dhe pastaj po këta shesin në Kosovë me këto çmime qesharake dhe prej andej bëjnë eksportin me çmimet që shiten sot në Europë. Doni Fruits ka shitur me 22 cent në Zvicër, Në Kosovë ia shet vetes me 12 cent. Fraeno shet në Slloveni. Gazmir Kavaja shet me 00.7 cent.

Si i del që grumbullon atje me 7 lekë. Si i del? Gazmir Kavaja brenda të njëjtës ditë shet në Holandë me 18 cent. Nga 7 në 18 cent. E kuptoni lojën që po bëjnë? Pse duhet të marrë rrugën Davidi ku duhet të merret me familjen dhe tokën e tij. Pse ai tjetri duhet të emigrojë në moshën 37 vjeç? Ky është shqetësimi im. Prandaj bërtas unë zonjë”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME