Categories Lajme

Brataj reagon për infektimin e Silva Binos: Nuk ishte e paprekshme!

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj ka reaguar për infektimin e Silva Binos me koronavirus duke i uruar shërbim të shpejtë. Infektimi i epidemiologes bëri që Brataj ti kujtojë njerëzve edhe një herë se sëmundja ka marrë përmasa më të mëdha dhe infekton cdo njeri, pa kursyer personelin mjekësor.

“Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjeksor. Doktoresh Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndëtësisë shqipëtare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie. Edhe doktoresh Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoresh Silva”, shkroi Brataj.

Kujtojmë se në fillimet e pandemisë në vendin tonë, edhe Brataj u infektua me Covid-19, por ia doli të fitojë betejën me sëmundjen dhe të kthehet sërish në krye të detyrës.

Silva Bino gjendet e shtruar në spitalin Infektiv dhe foli për Fax News dukë konfirmuar se nuk është në gjendje të rëndë. “Unë e shëruar jam besoj tani. Po jam shtruar në Infektiv, por nuk jam rëndë dhe jam shumë mirë. Kam dy ditë. Erdha për tu izoluar më shumë”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME