Categories Kuriozitete

Brenda 80 viteve këto 11 qytete do të jenë të pajetueshme

Ndryshim i klimës globale do të ketë ndryshme të mëdha në të gjithë botën, duke kërcënuar nga stuhitë ekstreme, përmbytjet katastrofike dhe valë të nxehta dhe thatësira. E këto dukuri e kanë bërë më të qartë dhe më të frikshme atë se çfarë mund të na pres në të ardhmen.

Siç raporton ‘BusinesInsider’, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike ka parashikuar që temperaturat globale mund të rriten për 1.5 gradë celsius deri në vitin 2040. Në të ardhmen, shumë qytete do të përballen me përmbytje apo nxehtësi ekstreme, potencialisht fatale për to. Duke pasur parasysh këtë, shkencëtarët kanë zbuluar vendet që do të kenë kushte të papërballueshme për njerëzit deri në vitin 2100.

Qytetet e listuara më poshtë, do të jenë të pajetueshme nga njerëzit deri në 2100-ën.

Miami – 3.3 milionë banorët e saj mund të ballafaqohen me përmbytje katastrofike

New Orleans – mund të jetë krejtësisht nën ujë gjithashtu

Chicago – shumë shpejtë mund të përballet me një valë nxehtësie fatale

Dubai – deri në 2070 temperaturat mund të arrijnë një nxehtësi të lartë, të rrezikshme për njerëzit

Abu Dhabi – gjithashtu deri në 2070-ën pritet të përballet me nxehtësi të lartë e të papërballueshme për njerëzit

Jakarta, Indonezi – mund të zhytet nën ujë deri në 2050-ën

Shanghai – mund të përballet me temperatura të larta e fatale nga 2070-ta

Beijing – smogu mund të kërcënoj jetueshmërinë në këtë qytet

New Delhi, Indi – për shkak të smogut, njerëzit do ta kenë shumë të vështir të jetojnë në të. Do të kenë dhimbje koke gjatë gjithë kohës e të vjella.

Bangladeshi – Është një nga vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, dhe i cili është duke u përballur me valë të nxehtësisë ekstreme e tashmë po lufton me përmbytje shkatërruese.

Lagos, Nigeri – kërcënohet nga rritja e nivelit të detit, ndërsa është parashikuar se në këtë qytet brenda 10 viteve mund të vdesin mbi 260 mijë njerëz nga përmbytjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME