Categories Kuzhina

Recetë: Tortë me kumbulla të zeza

Kjo recetë është e një tortë të ëmbël, e cila shkon në mënyrë perfekte me një filxhan çaj.

Përbërësit e nevojshëm:

gjysmë kg miell

300g kumbulla të zeza

300g sheqer

100 ml kos

30 ml ujë

1 lugë gjelle uthull

150ml vaj (ose gjalpë të shkrirë)

1 lugë kafeje sode buke

3 vezë

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni ndamas tre vezët dhe vendosni kumbullat me pak ujë në një blender. Përzieni me blender derisa të përzihen kumbullat mirë. Pastaj mund të i vendosni në një tas më të madh ku vendosni miellin, dhe shtoni sheqerin dhe sode buke.

Përziejini të gjitha këto me dorë derisa të fitoni një masë homogjene, pastaj shtoni vezët. Përzieni vazhdimisht deri sa të bëhen të gjitha bashkë. Dhe tani shtoni kosin, vajin (ose gjalpë) dhe uthullën. Piqni në 200 gradë për rreth 60 minuta. Pasi ta hiqni nga furra shtoni sipër sheqer pluhurin dhe shërbejeni me kafe ose çaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME