Categories Lajme

Brenda burgut që nuk ka hekura

Dostojevski në romanin e tij “Krim dhe ndëshkim” të 1866-tës, shkruante: “Niveli i civilizimit të një shoqërie matet me burgjet e saj”, Dhe Franca duket se kërkon të jetë në linjë me këtë thënie. Ajo ka nisur të zbatojë projektin e parë pilot për një reformë në burgje dhe sistemi i ri parashikon një strukturë ku bashkëjetojnë burgosja dhe riintegrimi në shoqëri.

Vënia në jetë e projektit mbi burgun inovativ të sigurisë së ulët iu besua studios francez Lan (Local Architecture Netëork) e krijuar nga italiani Umberto Napolitano dhe francezi Benoît Jallon. Nëse burgjet fillimisht ngriheshin në qendra urbane, nga fundi i viteve 1900, Franca vendosi largimin e tyre nga qytetet.

E megjithatë, burgu i Nanterre, u ngrit pikërisht në një zonë të shumë populluar: në lagjen e Chemin-de-l’Île në Nanterre. Arkitektët realizuan një strukturë, e cila të ishte në harmoni edhe me ambientin përreth.

Ajo nuk ka hekura, duke i shkuar kështu deri në fund idesë së integrimit me shoqërinë, e ka madje dhe një “fashë të gjelbër” si dhe ambiente komode për të dënuarit. Nanterre është një burg inteligjent, i pajisur me një “tru” elektronik që kontrollon ndërtesën dhe sistemet e saj të monitorimit.

Selia qendrore teknologjike është gati një lloj “salle regji” . Mbikëqyrja e të burgosurve që lihen gjysmë të lirë, bëhet në mënyrë dinamike përmes disa byzylykëve me të cilët janë lidhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME