Categories Lajme

Brenda familjes Shyti në Has

Nga Anila Hoxha

Ne te 78 vitet e jetes se tij Mustaf Shuti mendonte se i kishte kaluar te gjitha llojet e dallgeve. 16 vite ne miniere aq sa i lane ne vazhdim nje semundje te eger mushkerish.Me tej koperative dhe pese femije per ti rritur. Pastaj e shoqja ” u ngjit” per krevati nga nje paralize e befte .

“Po asgje asgje nuk ishte dhe nuk i ngjan kesaj te fundit” , ofshan Mustaf Shuti. Asgje me e rende se shija e prangave me thote. Mustaf Shuti ka zene krevatin, ai ne njerin krah dhe tjetra dhe plaka n3 krahun tjeter.

“Më lanë, më lanë arrest shtëpie, mirë boll bënë, po ku do shkoj, jam i sëmure, jam duke ikur”. Mustaf Shuti jeton në Brenoge të Hasit, një fshat që u be i njohur as për largimin masiv të djemve drejt Anglise, as për dëborën që i bllokon e i mbyll pesë muaj të vitit. Por për nje laborator droge.

“Erdhi policia .. ata hyne ne oborr dhe gjithandej… kerkuan te dinin , kush eshte zot shtepie ketu pyeten? U ngrita nga krevati dhe ju tregova drejt, une jam u thashe” . Mustaf Shuti kembengul se i kane mashtruar. Varferia e ka ngulur ne fshat dhe jane nder te paktat familje qe nuk u larguan dot as ne emigracion dhe as larg Kukesit. Ne lagjen ku jeton familja Shuti me 7 anetare , kane ikur 6 familje. Ndertesat po rrenohen. Edhe plakut Mustafe , i ka ikur njeri nga djemte ne Zelande te Re, por ai nuk e ktheu me koken pas , as per nene e as per babe.

Djali me te cilin jeton XHevit Shuti , 48 vjec , para gjashte viteve filloi te punoje si shofer i linjes Has – Durres.

Plaku Mustaf dhe biri Xhevit, kane njejte emrat si turqit e telenovelave me trafikante dhe si 2 turqin e tjere qe nuk u arrestuan. Mes kolles qe nuk i ndahet plaku Xhevit shtrengon gjoksin dhe hesht kur e pyes a eshte trafikant?

“Çeshte kjo pune – peshperit- ne jemi ca fukarenj te genjyer” . Mustaf plaku me tregon se ATA ishin lidhur me te birin, i kishin thene se do hapnin nje punishte per bimet medicinale dhe se u duhej “nje cope shtepi me qera”. ATA erdhen te mekuren ne darke, dhe ju thashe se kur te benin ilace medicinale , mbase do me jepnin dicka edhe per kollen. Se ishte droge kurre nuk mund ta mendoja.

Te enjten ne mengjes plaku Mustafe tregon se u kishin kerkuar atyre te firmosnin nje dokument per qera. Por ATA nuk kishin pranuar. Kush jane ATA e pyes. Nese i shoh do ti tregoj me thote, sepse nuk i harroj. E kisha boll varferine thote. Por tre veta nga shtepia arrest , eshte boll e rende.

Plaku Mustaf, degjon zhurmen qe le sepata jashte ne oborrin e nje shtepie , ne te cilen jetojne te gjithe ne nje dhome. Nusja e shtepise me tre femije te vegjel, po ben gati drute e dimrit. Do vije debora thote, ka vaktin, po edhe qeveria eshte ne vakt te vet e mund ti gjeje trafikantet e vertete- thote Mustaf Shuti” . Tre dite ne paraburgim sjane asgje thote, djali ne burg thote seshte asgje, as nusja qe qe ne burg seshte asgje..para forces qe me duhet per ti bindur te gjithe, se jemi ca te genjyer”. Po kryet shendosh thote… kryet shendoshte

Ne vendin e laboratorit Anila Shuti po fut drute e dimrit. Vajza e shtepise po djeg rakine, do ta shesin. Dy djemte e tjere me i madhi ne klase te tete, me shikon me bisht te syrit atletet e njeriut qe pe shoqeron. Jane firmato i thote shoqeruesi im, por ai nuk e ka idene, mban te veshura nje pale opinga te shkelura dhe plot bajfa lopesh. Dhe te mendosh qe ne shtepine e tyre u gjet nje laborator droge me mbi 100 kg morfine. Dhe te mendosh qe baba i tij, gjyshi i tij , nena e tij dyshohen si trafikante. Se bashku me biznesmenin Aadmir Hoxha, qe jeton ne arrati dhe qe ne afersi te areoportit ka nen pronesi nje nga restortet me luksoze. 

Foto Foto brenda laboratorit

Foto E shoqja e paralizuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME