Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Vlorë duke shënuar 6 të plagosur, mes tyre një i moshuar në gjendje të rëndë. Tre makina janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur 5 persona në aksin rrugorë Drashovic-Peshkëpi në Vlorë, ndërsa janë dashur 3 ambulanca për të transportuar të plagosurit në spital. Automjetet konkretisht një Volkswagen me targa AA 827 VP, Benz me traga AA 502 VC dhe një Toyota me targa 909 SK, janë aksidentuar mes tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga aksidenti mbetën të plagosur 5 persona, fatmirësisht pa pasoja për jetën.
Fillimisht kanë qenë dy automjetet tip Benz dhe ajo Volkswagen që janë përplasur mes tyre dhe më pas është goditur edhe makina tjetër tip Toyota. Nga përplasja janë lënduar 3 anëtarët e familjes që udhëtonin me makinën Benz dhe drejtuesit e makinës Volkswagen dhe Toyota.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa grupi hetimor vijon punë për zbardhjen e plotë të saj.
Ndërsa një tjetër aksident në ndodhur në Pyllin e Sodës, ku një i moshuar është aksidentuar rëndë. 70-vjeçari është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë plagë në kokë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të dy aksidenteve.

