Kryeministri britanik Boris Johnson do ta presë Vitin e Ri 2020 në një vilë per te cilen paguhet 42,000 dollarë në javë, në Karaibe. Johnson dhe e dashura e tij Carrie Symonds, shkruan Forbes, mbërritën këtë javë në Mustique, një ishull privat në arkipelagun e Shën Vincentit dhe Grenadines, ku sipas revistës së njohur, cifti ka planifikuar të kalojë pushimet e fundvitit.
Cifti po qëndron në Oceanus, një vilë me gjashtë dhoma gjumi e stilit maroken në brigjet perëndimore të ishullit. Sipas mediave, mësohet se po ndajnë rezidencën me aristokratin britaniko-gjerman, Nikolai von Bismarck, një pasardhës i kancelarit gjerman Otto dhe partneren modele të tij Kate Moss.







