Categories Lajme

Breshëri kallashnikovi në Tiranë/ Vritet banakierja e lokalit, gjashtë të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

Një viktimë dhe gjashtë të plagosur janë shënuar sonte në një ngjarje të rëndë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos

Viktimë ka mbetur një grua, e cila ishte banakiere e lokalit, ndërsa janë plagosur edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital.

Mësohet se gruaja është qëlluar gabimisht nga autorët, ndërkohë që nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurve Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuela Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Policia e Shtetit në një komunikim zyrtar bëri me dije se mes të plagosurve është edhe një 10-vjeçare.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

Pronari i lokalit

Lokali ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të shtetasit Fation Murati. Ai ishte ndaluar në tetorin e vitit të shkuar nga policia e Tiranës pasi rezultonte i shpallur në kërkim policor, ndërsa në makinë lëvizte bashkë me Endrit Doklen. Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, por nuk ka një urdhër arresti ndaj tij.

Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e ndodhur të dielën në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Murati u mbajt në pranga dhe Dokle bashkë me kunatin e tij u lanë të lirë, prokurori i çështjes i kërkoi gjykatës që t’i sekuestrohet pasuria, që gjendej në emrin e tij, të nënës dhe vëllait të tij, si dhe të njërit nga personat e arrestuar 6 vite më parë në Venecia në operacionin e madh kundër grupit kriminal të shqiptarëve.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e pasurisë së Fatjon Muratit, i arrestuar pak ditë më parë nën shoqërinë e Endrit Dokles.

Prokuroria pretendon se Fatjon Murati dhe të afërmit e tij i kanë ngritur këto pasuri përmes të ardhurave nga aktivitetet kriminale, kryesisht të trafikimit të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME