Categories Lajme

Brexit, Mbretëria e Bashkuar ndan 3.3 milion paund për britanikët në Europë. Franca teston kufirin inteligjent në Calaise

Ndërsa 31 tetori po afrohet, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të ndajë tre milion paund për të mbështetur qytetarët britanikë që jetojnë në Bashkimin Evropian, të cilët do të përballen që tani me pasojat e Brexit.

Por palët e interesuara nuk duket të jenë plotësisht entuziaste.

“Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Europian në 31 tetor dhe ne duam të ndihmojmë qytetarët britanikë që jetojnë në kontinent, për të qënë të përgatitur mirë për Brexit, pavarësisht nga rrethanat”, – tha Ministri i Jashtëm Dominic Raab.

Më shumë se një milion subjekte britanike operojnë në shtetet e Bashkimit Europian apo dhe në Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë, e cila përfshin Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Jane Golding, zëdhënëse e grupit “Britanikët në Evropë”,  tha se ‘i mirëpret pa entuziazëm qëllimet e mira të qeverisë britanike’.

“1.3 milion qytetarët britanik në operojnë në Europë, kanë nevojë dhe meritojnë mbështetje për praktikat që do të ndiqen pas Brexit. Ne presim detaje të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur”.

Të shqetësuar nga efektet e menjëhershme që mund të ketë Brexit 

Edhe në Britani, gjithnjë e më shumë njerëz, të shqetësuar nga efektet e menjëhershme që mund të ketë Brexit, kanë vendosur të furnizohem me tepëri me ushqime dhe ilaçe dhe ti rezervojnë për ‘ditë të këqija’.

Shqetësimi i qytetarëve britanik është mëse i përligjur po të kemi parasysh se një e treta e ushqimit që konsumohet në Ishujt Britanikë vjen nga Kontinenti Europian.

Shumë supermarkete në Londër kanë paralajmëruar se raftet e tyre mund të boshatisen shpejt nëse nuk ka marrëveshje për Brexit.

Mungesa e ilaçeve është një tjetër kërcënim për britanikët pasi tre nga katër produktet farmaceutike që përdor Mbretëria e Bashkuar vijnë nga vendet evropiane.

Sipas një studimi të kryer nga Shërbimet Financiare të Kredisë Premium, e botuar në ‘The Guardian’, në Mbretërinë e Bashkuar një shtetas në pesë po furnizohet me rezerva dhe në të gjithë vendin janë përdorur 4 miliardë euro  për këtë qëllim.

Kufiri inteligjent

Ndërsa mosmarrëveshjet me Europën duket se nuk kanë kthim prapa, Franca ka nisur të stimulojë Brexit. Në portin e Calais, në Francën veriore, për të shmangur rradhët e gjata të kamionëve me mallra që nisen drejt Britanisë së Madhe, ministri përgjegjës për doganat ka njoftuar krijimin e një kufiri inteligjent.

“Kompanitë që do të eksportojnë në Britani, mund ta deklarojnë mallin e tyre përmes internetit, duke shmangur vonesat në kufi” – tha Ministri Francez i Financave Gérald Darmanin.

Kryeministri britanik Boris Johnson, pas ‘pezullimit’ të Parlamentit dhe ‘pikës’ së artë të fituar ndaj kundërshtarëve, fal vendimit të një gjyklate skoceze, tha se ‘dëshiron ta vendosë pa vonesë Brexit në rendin e ditës së BE. “Interesat e qytetarëve dhe bizneseve evropiane do të vazhdojnë të mbrohen, ashtu si edhe kushtet e paqes dhe stabilitetit në ishullin e Irlandës. Është përgjegjësia dhe detyra jonë”- tha Kryeministri Johnson

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME