Categories Bota, Lajme

Britania përgatitet për luftë, përforcon trupat e saj në Lindjen e Mesme

Britania e Madhe ka rritur sigurinë e saj në Lindjen e Mesme, teksa ka përforcuar trupat e saj në atë rajon. Këto masa sigurie kanë ardhur pas thirrjeve nga Irani për hakmarrje ndaj Amerikës, pas sulmit të saj ndaj gjeneralit Qassem Soleimani. Daily Mail raporton se më shumë se 400 ushtarë britanikë që trajnojnë forcat lokale janë urdhëruar të braktisin detyrat dhe të kalojnë te ‘forcat mbrojtëse’. Atyre iu është dhënë urdhër të mbrojnë diplomatët dhe pasuritë britanike, në mes të frikës se një luftë e mundshme mund të shpërthejë mes Iranit dhe SHBA-ve.

Ushtarët do të pajisen me artileri më të rëndë, ndërsa u është thënë që të kalojnë nga 8 bazat e vogla ku janë shpërndarë në Irak, në komponime të mëdha të kontrolluara nga SHBA. Edhe pse këto komponime mund të jenë më të rrezikuar pas 35 targeteve që Irani tha se kanë ndërmend të sulmojnë. Por pas kësaj deklarate,Trump e rriti ‘stekën’ kur u shpreh se SHBA do të godiste 52 targete në Iran.

“Ne kemi një plan A dhe një plan B dhe një plan’ thyer xhamin ‘nëse fillon të gjitha. Forcave tona në rajon u është thënë që të riorientohen drejt mbrojtjes së forcës”, tha një zyrtar i lartë britanik për ‘Times’.

Shefat e inteligjencës gjithashtu kanë frikë për një kërcënim të mundshëm për ambasadën britanike në Teheran, e cila u sulmua nga turmat lokale në 2011. Ish-kreu i CIA-s i operacionit të Lindjes së Mesme, Doug Wise, tha: ‘Nëse je një diplomat britanik ose amerikan, më mirë të kontrollosh bombat nën makinën tënde’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME