Categories Lajme

Siguronte leje ndërtimi kundrejt pagesave/ Kush është biznesmeni i arrestuar

Një biznesmen në Elbasan ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se u ofronte qytetarëve ndërtime pa leje kundrejt parave. “Balkanweb” raporton se në pranga ra 44-vjeçari Sulejman Shahini, pronar i një firme ndërtimi në Elbasan. Biznesmeni u arrestua nga seksioni i krimeve në komisariatin e Policisë Elbasan.

Prej 6 muajsh policia e kishte nën hetim me metoda speciale dhe zbuloi se ky shtetas në emër të firmës së ndërtimit që kishte prej vitesh në Elbasan u premtonte pronarëve të bizneseve ndërtimin pa leje të objekteve apo qytetarëve që kërkonin të ndërtonin shtëpi pa leje ndërtimi. Sipas burimeve, 44-vjeçari Shahini kishte lidhje të forta edhe me zyrtarë të INUV në Bashkinë e Elbasanit nëpërmjet të cilëve u premtonte qytetarëve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje kundrejt shumave që variojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Shahini akuzohet për veprën penale “ndërtim i pa ligjshëm”, “dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm” dhe “fshehje e të të ardhurave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME