Categories Lajme

“SPAK kthesë historike”, Rama: 2020 viti më i shënuar për qeverisjen time

Kryeministri Edi Rama është shprehur se formimi i SPAK është një proces shumë i rëndësishëm për partnerët amerikanë. I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Rama tha se zgjedhja e anëtarëve nuk ka qenë perfekte, por sipas tij solli një pastrim të sistemit. Ai shtoi se viti 2020 mund të jetë viti më i shënuar për qeverisjen e tij. Kjo sipas tij për shkak të rindërtimit dhe për shkak të një procesi historik në betejën me krimin.

“Procesi i formimit të SPAK është një proces kaq i rëndësishëm, strategjik për partnerët tanë, sidomos për ata amerikanë. Procesi i monitorimit është në alert maksimal. Nuk bëhet fjalë që të ketë…se di si janë ndarë, e kush janë apo kush s’janë. Është e pamundur që të ketë pas kësaj ‘anomalie’ një skenar që lidhet me kahjen e simpative apo njohjeve. Procesi nuk është se ka qenë perfekt, por ama ka prodhuar kapacitetin e paimagjinueshëm të një pastrimi të një sistemi. Në pjesën e pastruar ka pasur gjykatës dhe prokurorë që fatkeqësisht kanë rezultuar të ndotur nga pikëpamja e raportit etik, por kanë qenë dhe njerëz me eksperiencë. Nga ata që kalojnë procesin ka dhe ata që s’kanë eksperiencë. Ky sistem është një kthesë historike në aspektin e pastrimit. Pjesa tjetër se sa dhe si ky sistem që po ngrihet do të jetë i paanshëm, kjo duhet provuar. Mendoj se 2020 është një vit kyç. Për shumë arsyeje mendoj se ky vit mund të jetë viti më i shënuar për qeverisjen time, për shkak të rindërtimit, për shkak të një procesi historik në betejën me krimin, që nis me një rindërtim nga shtetit në themelet e krimit. S’merrem me bixhoz politik, por me shah politik. Në këtë histori është dhe Fanti dhe Çupa”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME