Categories Teknologji

Njihuni me robotët autonom që mund të bëjnë gërmime në Hënë dhe Mars

Një kompani e re në Kaliforni ka plane ambicioze që janë jashtë kësaj bote.“Voa” shkruan se pronarët e kompanisë janë duke punuar në ndërtimin e robotëve autonom që do të jenë në gjendje të gërmojnë në Hënë dhe Mars.

Kompania po ndërton kolonitë e para në botë të robotëve inteligjentë.

“Këta robotë mendojnë dhe veprojnë vetë, marrin vendime dhe veprojnë së bashku, qindra prej tyre, për të zgjidhur probleme si gërmimet, ndërtimet, riparimet e infrastrukturës, shpimin e tuneleve dhe detyra të tjera komplekse industriale që normalisht i bëjnë njerëzit”, thotë James Keravala, bashkëthemelues i kompanisë. “Roboti përdor mekanizma të ndryshëm për të kryer këtë punë. Një tjetër robot i mbledh gurët dhe dheun dhe i dërgon aty ku duhet”.
Ndërsa NASA përgatitet për ekspeditat e saj në hapësirë, synimi është që këta robotë të arrijnë atje të parët për të përgatitur terrenin.

“Robotët tanë do të përdoren për ndërtime industriale dhe përgatitje të zonave ku ne duam të zbresim në planete të ndryshme.” Mjetet kryesore që do të përdorin robotët janë një daltë dhe një sharrë në formë disku. Shkencëtarët thonë se ata do të jenë në gjendje të presin gurët më të fortë, si graniti. Por rëndësia e tyre kryesore qëndron në aftësinë e tyre për të punuar në mënyrë autonome dhe për të mësuar. Kjo do të thotë që ata mund të programohen për të kryer detyra të caktuara, por gjithashtu mund të mësojnë bazuar në përvojën e tyre.

“Aftësia e makinerive për të mësuar veten na ofron një shans për ta lënë kompjuterin të eksplorojë mundësitë e ndryshme të veprimit, në vend që të programojmë robotin për të bërë gjëra të caktuara. Në këtë mënyrë, makina do të gjejë zgjidhje mes shumë alternativave të mundshme”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME