Categories Lajme

Kontrolli i territorit/ Godinat e reja kanë rezistuar ndaj një tërmeti shumë të fortë

“Tërmeti i 26 nëntorit shumë i fortë dhe godinat kanë mbajtur shumë”, tha sot në mbrëmje kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e TVSH-së në një bilanc të vitit të shkuar dhe sfidave të këtij viti. I pyetur për temën e kontrollit të territorit, Rama vuri në dukje se “ nëse Shqipëria në këtë fushë do të ishte ajo që edhe unë kam imagjinuar nga pikëpamja e strukturave dhe që përflitet gabimisht, do ishte bërë kataklizmo” .

“Godinat e ndërtuara nga ndërtuesit dhe jo ato të ndërtuara vetë, kanë rezistuar ndaj një tërmeti shumë të fortë, godinat e ndërtuara nga ndërtuesit e që janë legalizuar kanë mbajtur. Te struktura te skeleti njerëzit nuk kanë kursyer”, tha Rama. Sipas tij, dëmi kryesor te godinat e para viteve ‘90, ndërsa në ndërtimet e pas viteve ‘90 dëmet janë në ato godina që kanë pasur kate pa leje dhe pa projekt.

“Ajo që kam kërkuar që jo vetëm ndërtuesit, po edhe akritektët e supervizorët të dënohen në rast se shkelin lejet. Do rrisim dënimin për këtë dhe për ata që bëjnë banesa pa projekt. Arkitekti që firmos letrat në bashki mban përgjegjësi për këtë projekt, dhe nëse ka ndryshime në projekt, ai nuk duhet ta lejojë ndërtuesin ta bëjë këtë gjë, të bëjë denoncimin për shkelje të të drejtës së autorit të punës së tij. Dhe kompanitë e sigurimit duhet të hyjnë si garante të qytetarit që blen banesë. Kontrolli i territorit as që krahasohet sot me çka qenë përpara”, tha Rama. /j.p/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME