Categories Lajme

Britania pritet të shmangë recesionin – Ulen shanset për tkurrje ekonomike në tremujorin e tretë

Ekonomia britanike pritet të shmangë recesionin përpara se të dalë nga Bashkimi Europian, pavarësisht rënies së prodhimit në muajin Gusht. Produkti i Brendshëm Bruto në tre muajt që përfunduan në Gusht ishte 0.3% më i lartë se tremujori që përfundoi në Korrik.

Megjithatë,  prodhimi vetëm për Gushtin ra me 0.1% me bazë mujore.  Ekonomia britanike u tkurr në tremujorin e dytë, kur bizneset kishin shtuar ndjeshëm inventarët, për t’u përgatitur nga dalja fillestare e Britanisë më 29 Mars.

Dy tremujorë radhazi të tkurrjes nënkuptojnë recesion për ekonominë britanike. Megjithatë, të dhënat e zyrës Kombëtare të Statistikave tregojnë se ekonomia duhet të tkurret me 1.5% vetëm për Shtatorin, që të ndodhë recesioni.

Prodhuesit në të gjithë Europën janë goditur nga lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Kryeministri Boris Johnson ka premtuar të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian në fund të këtij muaji, qoftë edhe pa një marrëveshje tregtare.

Parlamenti i ka kërkuar që ta vonojë përsëri Brexit nëse nuk arrihet marrëveshja me Brukselin. Zyra e Statistikave publikoi edhe të dhënat mbi tregtinë, ku pati një rritje të lehtë të defiçiti tregtar në 9.8 miliardë paund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME