Categories Lajme

Brukseli i jep Ramës 28 mln euro: Ke punuar mirë

Puna që është bërë me reformat e kërkuara nga ana e Bashkimit Europian nga ana e qeverisë shqiptare dhe nga politika në tërësi duket se po korr notat pozitike. Edhe pse morëm një ‘Jo’ për hapjen e negociatave në tetor, kjo nuk do të thotë se nuk ka ecur me reformat dhe detyrat e lëna në kuadër të këtij procesi. Arritjet i njohu nga Tirana eurokomisioneri për zgjerim në BE, Olivér Várhelyi. Për performancën dhe punën e bërë, tha ai, Shqipëria do të marrë shpërblim 28 milion euro nga Komisioni Europian.

‘Kam një lajm të mirë që dëshiroj ta ndaj me ju. Duke pasur parasysh performancën dhe punën e mirë të bërë nga Shqipëria deri më tani, nga fondet e para të aderimit unë kam mundësinë që nga autoriteti buxhetor të japim 28 mln euro shpërblim për performancën, punën e bërë që besoj se do t’ju arrijnë së shpejti. Kam lajm pozitiv dhe nga Parlamenti Europian por ka një procedurë që duhet ta ndjekin. Propozimin e kemi çuar në Parlament dhe besoj gjithçka do të vazhdojë shumë shpejt’-tha Várhelyi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO\ “Shpella e Pëllumbasit”/ Policia gjen dhe shpëton turistët pas pesë orë kërkimesh

Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME