Categories Lajme

Bulqizë, shpërthen gazi në një galeri, pësojnë djegie tre minatorë

Tre minatorë janë plagosur në minierën e Bulqizës. Në nivelin e 17-të të minierës ka ndodhur një shpërthim gazi, i cili ka plagosur minatorët Rrahim Karajn, Asllan Çakallin dhe Trifon Snallën.

Deri më tani raportohet se të tre minatorët kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë dhe janë dërguar me urgjencë në Tiranë.

Të tre janë dërguar me urgjencë në spital, ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që punëtorët e tjerë janë evakuuar. Megjithatë fatmirësisht raportohet se të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.

Njoftimi i plotë:

Bulqizë/informacion paraprak

Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç.

Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME