Një 53-vjeçar është rrëzuar nga lartësia e një shkëmbi teksa kulloste bagëtitë ne fshatin Ndërfushas, njësia Administrative Martanesh në Bulqizë. Ai eshtë transportuar drejt spitalit të Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Njoftimi i policisë: Bulqizë/ informacion paraprak, Në fshatin Ndërfushas, njësia Administrative Martanesh,shtetasi A. B, rreth 53 vjeç, duke kullotur bagëtitë dyshohet se është rrëzuar nga lartësia e një shkëmbi dhe për pasojë është transportuar drejt spitalit të Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
