Categories Sport

Bundesliga, Merkel shtyn vendimin për fillimin e kampionatit

Kampionati gjerman i planifikuar për të rifilluar në 9 maj, është shtyrë për shkak se Kancelarja Angela Merkel nuk ka marrë akoma një vendim mbi rifillimin e saj. 16 ose 23 maj konsiderohen tani si datat më reale për të rifilluar Bundesliga. Bundesliga e Gjermanisë do të duhet të presë një javë tjetër për të mësuar në lidhje me një datë të mundshme të rifillimit, pasi qeveria nuk ka marrë akoma një vendim mbi rifillimin. Kancelarja Angela Merkel tha se çdo vendim për fillimin e aktivitetet sportive do të merret të Mërkurën, 6 maj.

“Absolutisht është e nevojshme që ne të mbetemi të disiplinuar dhe t’i përmbahemi udhëzimeve shëndetësore,” u shpreh Merkel.

Liga Gjermane e Futbollit (DFL), ka paralajmëruar se shumë ekipe të kategorisë së pare do të jenë në një pozicion financiar “kërcënues për ekzistencën” nëse kampionati nuk rifillon deri në qershor. Me nëntë ndeshje të sezonit të mbetura, Bayern Munich kryeson tabelën, katër pikë përpara Borussia Dortmund, por DFL ka nevojë që sezoni të përfundojë deri më 30 qershor për shkak të marrëveshjeve me sponsorët dhe transmetuesit.

Lojtarët tashmë janë rikthyer në stërvitje dhe javën e kaluar DFL tha që liga do të ishte e gatshme të kthehej më 9 maj – por 16 ose 23 maj konsiderohen tani data më realiste. Gjermania ka ndaluar ngjarjet e mëdha me turma deri në 24 tetor, kështu që ndeshjet do të jenë pas dyerve të mbyllura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME