Categories Lajme

Burrat vidhnin shtëpitë, gratë i prisnin me makina në rrugë, arrestohen dy çifte shqiptarësh në Itali, ja çfarë iu sekuestrua

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, policia italiane ka vënë në pranga dy çifte shqiptarësh, pasi akuzoheshin se kishin kryer veprën penale “vjedhje”.

Mediat fqinje bëjnë me dije se në pranga ranë dy burra dhe dy gra, që kohët e fundit kishin plaçkitur disa shtëpi në zonën e Macerata dhe më gjerë.

Aksioni i tyre më i fundit ishte mbrëmjen kur u arrestuan. Burrat kishin dalë dhe po grabisnin shtëpitë, ndërsa gratë me makinë ecnin në afërsi të banesave dhe në atë moment u bllokuan nga policia.

Nga kontrolli i policisë ushtruar në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan sende te çmuara të vjedhura që ishin mbledhur me një mbulesë dhe ishin lënë në derën e majtë të makinës, dy palë doreza pëlhure profesionale, kapele, dy elektrikë, një kaçavidë e madhe dhe shumë telefona celularë.

Gjithashtu unaza, orë, vathë, varëse, diamante dhe para për një vlerë të përgjithshme prej rreth pesë mijë euro janë sekuestruar dhe janë vendosur në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetime të mëvonshme.

Të arrestuarit u dërguan në burg në pritje të seancës për dhënien e masës së sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME