Categories Kuriozitete

Burri 18 ditë i humbur në pyllin australian, mbijeton duke ngrënë kërpudha

Një burrë që kishte humbur prej 18 ditësh në një pyll australian është gjetur i gjallë pasi mbijetoi duke ngrënë kërpudha dhe duke pirë ujë lumenjsh, raporton CNN. Robert Weber u pa për herë të fundit me qenin e tij duke u larguar nga hoteli Kilkivan në Queensland, më 6 janar.

Pasi humbi kontaktet me familjen, ai u shpall i zhdukur dhe autoritetet nisën kërkimet. Pas afro tre javësh, 58-vjeçari u gjet pranë një dige. “Unë u përpoqa të shmangia trafikun duke u ngjitur në mal dhe duke zbritur nga ana tjetër, por ishte një vendim i gabuar të cilin e pagova me 18 ditë,” tha ai. Policia tha se makina e tij u bllokua në një rrugë të cilën ai nuk e njihte dhe qëndroi në makinën e tij bashkë me qenin për tre ditë, para se të mbaronte uji.

“Ai u largua në këmbë dhe humbi rrugën , duke mbetur në një digë ku mbijetoi duke ngrënë kërpudha, duke pirë ujë lumenjsh dhe duke fjetur në tokë,” tha policia në një deklaratë. “Unë nuk kisha strehë dhe trupi im nuk mund ta përballonte. Kjo ishte pjesa e mjerueshme e këtyre ditëve,” tha Weber. Autoritetet thanë se Weber u dërgua në spital pasi vuajti nga ekspozimi i tepërt në diell, por është i sigurt dhe në gjendje të mirë. Qeni i tij nuk është gjetur akoma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME