Categories Lajme

Burri i deputetes socialiste fiton gjyqin me ish-Presidentin. Ja vendimi i gjykatës

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, ka dhënë vendimin lidhur me padinë e bashkëshortit të deputetes socialiste Ermonela Felaj, prokurorin Bledar Valikaj, të ngritur ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani lidhur me rrëzimin e kandidaturës së paditësit prej këtij të fundit në pozicionin prokuror.

Burime bëjnë me dije se Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 2547, datë 23.05.2016 të Gjykatës Administrative të Shkalles së Parë Tiranë, me saktësimin e pikës 3 të pjesës urdhëruese të vendimit, në këtë mënyrë:Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj.Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda 30 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar”.

Valikaj paditi Bujar Nishanin, në 2016-ën, aso kohe President i Shqipërisë, sepse sipas tij kishte rrëzuar në heshtje propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin e tij si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Vendimi është dhënë dje.

Vendimi i Gjakatës Administrative të Apelit:

Detajet e çështjes
Nr. i çështjes: 31025-03640-86-2016
Dt. e regjistrimit: 08-07-2016
Palët
Paditës: Bledar Valikaj
I paditur: Presidenti i Republikes 
Palë të treta: Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Avokatura e Shtetit 
Objekti i padisë: Konstatimin e paligjshmerise se veprimit administrativ te President Republikes, per rrezimin ne heshtje te kandidatures se paditesit, i propozuar nga Prokurori i Pergjithshem per tu emeruar prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kukes. Detyrimin e Presidentit te Republikes per te marre ne shqyrtim propozimin e Prokurorit te Pergjithshem nr. 2917/57 date 30.10.2015, per emerimin prokuror te kandidatures se Bledar Valikaj. Detyrimin per t’u shprehur ne lidhje me propozimin e Prokurorit Pergjithshem per emerimin prokuror te kandidatures se Bledar Valikaj.
Relatori: Altina Nasufi 
Anetar1: Kastriot Selita 
Anetar2: Lindita Sinanaj 
Data e seances: 06-02-2019 
Gjykimi: Seance Gjyqesore 
Dispozitivi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 2547, datë 23.05.2016 të Gjykatës Administrative të Shkalles së Parë Tiranë, me saktësimin e pikës 3 të pjesës urdhëruese të vendimit, në këtë mënyrë:Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj.Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda 30 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME