Categories Lajme

“Burri i gjeti të zhveshur”/ Dyshohet se u përdhunua nga kryeplaku i fshatit, flet nëna e 23-vjeçares: Vajza s’ka probleme mendore

Një 23-vjeçare është përdhunuar seksualisht në Vikthkuq të Korçës, si autor i dyshuar është arrestuar kryeplaku i fshatit, Ervis Rrapo.

Lidhur me ngjarjen, nëna e vajzës Valbona Grozdani ka rrëfyer se në momentin kur ka ndodhur ngjarja familjarët nuk kanë qenë në shtëpi, e kishin lënë vajzën vetëm pasi punonin tokën ndërsa ka qenë burri i saj dhe djali të cilët e kanë gjetur pa rroba në korridorin e banesës 23-vjeçaren.

Lidhur me aktin, nëna e 23-vjeçare rrëfen se autori i dyshuar ka kryer marrëdhënie me dhunë dhe se njiheshin familjarisht, ashtu si bashkëfshatarë.

Sakaq ka rrëfyer se bashkëshorti i saj e ka gjetur 29-vjeçarin, në banesë por ky i fundit ia ka mbathur gjatë tentativës për të biseduar si dhe ka qenë në gjendje të dehur.

Nëna e vajzës ka rrëfyer se gjendja e vajzë nuk është aq mirë pasi është tronditur, si dhe informacionet se e reja ka probleme mendore nuk janë të vërteta.

“Ishim në arrë, cupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me 2 klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. S’kemi patur konflikte. Vajza s’është aq mirë se u trondit”, ka rrëfyer nëna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME