Categories Politike

Bush uron Bidenin për fitoren, por nuk harron as Trumpin

Ish-presidenti George W. Bush, si një republikan, pohoi se e ka thirrur Joe Bidenin për t’ia uruar fitoren. “Unë i dhashë urimet e mia të ngrohta dhe e falënderova për mesazhin patriotik që dha natën e kaluar”-tha Bush përmes një deklaratë për media

Unë gjithashtu e thirra Kamala Harrisin për ta uruar për zgjedhjen e saj historike në pozitën e nënpresidentës. Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Bidenin si një njeri të mirë, i cili ka fituar mundësinë për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë.

Presidenti i zgjedhur përsëriti se edhe pse kandidoi si demokrat, ai do të punojë për të gjitë amerikanët. Unë i ofrova të njëjtën gjë edhe presidentëve Trump dhe Obama: lutjet e mia për suksesin dhe zotimin tim për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundem”.

Bush tha se gjithashtu e përgëzoi presidentin Trump për fushatën që zhvilloi gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Dua ta përgëzoj presidentin Trump dhe mbështetësit e tij për fushatën. Ai fitoi votat e më shumë se 70 milionë amerikanëve – një arritje e jashtëzakonshme politike. Ata kanë folur dhe zërat e tyre do të vazhdojnë të dëgjohen përmes republikanëve të zgjedhur në çdo nivel të qeverisjes”- tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME