Categories Lajme

Gjermani/ Merkel: Ja kush do të vaksinohen të parët

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar se cilat grupime të shoqërisë gjermane do të vaksinohen të parët sapo qeveria e Berlinit të sigurojë vaksinat anti-Covid. Sipas Merkel, punonjësit e sistemit shëndetësor dhe grupet më të rrezikuara do të jenë të vaksinuarit e parë.

“Kjo pyetje do të diskutohet së pari me Komitetin e Vaksinimit, Akademinë e Shkencave Leopoldina dhe Komitetin e Etikës, por unë mendoj se tashmë mund të zbuloj se sigurisht infermierët, mjekët dhe njerëzit nga grupet e prekshme do të jenë të parët,” tha ajoMerkel, duke iu përgjigjur pyetjeve pranoi se njerëzit që i përkasin grupeve specifike “nuk janë të paktë në vend”, ndërsa ajo shpreson se vaksinat e para do të aprovohen shumë shpejt. “Sigurisht që në fillim nuk do të ketë mjaft vaksina“, shpjegoi ajo, ndërsa shtoi “askush nuk do të detyrohet të vaksinohet, është një vendim vullnetar”. Kancelarja gjithashtu vuri në dukje se nuk dihet ende në çfarë sasie do të jetë në dispozicion vaksina dhe sa do të zgjasë imuniteti që do të sigurojë. Sipas saj qëllimi kryesor është arritja e imunitetit të të gjithë popullatës dhe kjo ndodh edhe nëse janë vaksinuar, por edhe nëse infektohen nga virusi 60-70% e qytetarëve. Që nga nisja e pandemisë, Gjermania, një shtet me mbi 80 milionë, ka regjistruar 668,882 të infektuar dhe 11,483 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME