Categories Lajme

Gjirokastër, mbyllen dy kopshte dhe një shkollë 9-vjeçare

Përhapja e Covid-19 në institucionet arsimore para-shkollore në Gjirokastër ka bërë mbylljen e dy kopshteve në qytetin jugor. Kopshti “Cicërimat” si dhe një kopsht tjetër janë mbyllur për shkak të rezultimit pozitiv të punonjësve në këto institucionë. Gjithashtu burime për Faxweb bëjnë me dije se do të mbyllet edhe shkolla 9-vjeçare“Koto Hoxhi”, pasi ka rezultuar pozitiv një numër I konsiderueshëm mësuesish. Pritet që të të bëhet dezinfektimi I ambienteve të shkollës, ndërkohë që mësimi për nxënësit do të vazhdojë online.

Kujtojmë se ditën e sotme në NJKVSH Gjirokastër, kanë rezultuar me koronavirus 5 punonjës, prej të cilëve 2 janë laburantë, 1 mjeke dhe 2 epidemiologë. Situata e pandemisë së koronavirusit në vend vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i infektimeve të reja po pëson një rritje galopante. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 2 persona, si dhe janë regjistruar 501 raste të reja, nga 1942 testime të kryera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME