Categories Lajme

Buxheti 2020 për Shëndetësinë 4% rritje/ Garanton kontrollin mjekësor falas, zgjeron programet e parandalimit

Buxheti i vitit 2020 për shëndetësinë konsolidon dhe zgjeron programet e parandalimit falas, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 parashikohet të jetë 77.7 miliardë lekë. Buxheti i vitit që vjen ka pësuar rritje prej 4% krahasuar me 2019-ën me synim vazhdimin e mbështetjes së programeve në shëndetësi dhe mbrojtje sociale. Gjatë vitit 2020 llogaritet të investohen rreth 26 milionë dollarë vetëm për investimet në shëndetësi. Ai mbështet politikat e reja shëndetësore. Buxheti 2020 garanton kontrollin mjekësor falas për 475 mijë qytetarë, vaksinat falas për 240 mijë fëmijë, testimin HPV falas për 17 mijë gra, si dhe ekzaminimin e mamografisë falas për 40 mijë gra. Për herë të parë me buxhetin e ri financohet transplanti i palcës së kockës, hapet shërbimi i ri i kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe nis për herë të parë programin kombëtar të kancerit të gjirit me vendosjen e mamografisë së detyrueshme. Me buxhetin 2020, rindërtohen 120 qendra shëndetësore, rehabilitohet dhe zgjerohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, vijon puna për ndërtimin e maternitetet të Beratit, Lezhës dhe Kukësit, pediatrisë së Durrësit, vijon modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me ndërtimin e spitalit të ri modern të sëmundjeve të brendshme me vlerë 14.28 milionë euro, si dhe për spitalin e ri të pediatrisë me vlerë 9,1 milionë euro. Kujdesi ndaj nënës dhe fëmijës janë prioritet i qeverisë shqiptare. Buxheti i vitit 2020 mbështet financimin në vlerën 2 miliardë lekë për bonusin e bebes, si një politikë pro natalitetit dhe që shkon direkt për mbështetjen e familjeve të reja. Buxheti i vitit 2020 do të financojë pagesat e personave me aftësi të kufizuar për rreth 166 mijë përfitues dhe me reformën e re të aftësisë së kufizuar do të përfshihen të gjithë ata persona që përjashtoheshin nga ligji i sigurimeve shoqërore, persona me aftësi të kufizuar që nuk e përfitonin KMCAP për shkak se nuk kishin një vit të siguruar në 5 vitet e fundit. Gjithashtu buxheti i ri do të mbulojë pagesat për rreth 66 familje në ndihmë ekonomike./a.gjonaj/j.p/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME