Categories Sport

Cassano: Dybala do 10 milion euro?! Mos u tallni me mua

Paulo Dybala është një futbollist me talent të madh, por, për shkaqe të ndryshme, argjentinasi nuk po ia del të bëhet lider dhe lojtar vendimtar te Juventusi. Antonio Cassano flet troç si gjithmonë dhe nuk i ka kursyer kritikat dhe thumbimet për 27-vjeçarin në prononcimin për Twitch.tv.

“Dybala nuk është një kampion, për mua nuk është as një futbollist i madh. Ai nuk arrin të zhvendosë ekuilibrat e një ndeshje. Ka një gjuajtje shumë të mirë, njësoj si Insigne dhe Di Natale, mund të shënojë 20-40 gola në sezon, por prapë nuk ka lidhje. Gjithmonë i mungon diçka.

Nëse Allegri, Sarri dhe tani Pirlo, nuk e cilësojnë rreptësisht të nevojshëm dhe vendimtar, dhe Juventusi ka tentuar ta shesë, atëherë kam të drejtë t’i bëj vetes disa pyetje në lidhje me të. Kam përshtypjen se e bën në brekë kur vihet nën presion.

Kam dëgjuar se kërkon 8-10 milion euro në sezon për të rinovuar kontratën me bardhezinjtë, seriozisht e ka? Mos u tallni me mua. Vite më parë shihja Carlos Tevez me fanellën numër 10 të Juventusit, ai po që ishte një kampion i një tjetër niveli“, përfundon Cassano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME