Categories Politike

“Çdo fëmijë që vjen në jetë në Shqipëri e pret një borxh 3500 euro”

Deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se bonusi i qeverisë për bebet e lindura nuk është zgjidhja, pasi shqiptarët duan mundësi për fëmijët e tyre.

Shehaj ka reaguar në një status në rrjetin social Facebook, ku shprehet se çdo fëmijë që vjen në jetë sot në Shqipëri, e pret një borxh gati 3500 euro nga huatë dhe koncesionet e qeverisë.

Statusi i plotë i Shehajt:

“Një urim të veçantë këtë fillim viti për të gjitha familjet që presin fëmijë dhe atyre që duan të lindin fëmijë. Qoftë ky vit plot shëndet dhe mbarësi për ta.
E ardhmja e pasigurtë është arsyeja kryesore që shumë shqiptarë kanë zgjedhur të mos kenë ose të kenë vetëm një fëmijë. Ndërsa e ardhmja e pasigurt e fëmijëve është arsyeja kryesore e migrimit të shumë shqiptarëve.
Çdo fëmijë që vjen në jetë sot në Shqipëri e pret një borxh gati 3500 euro nga huatë dhe koncesionet e qeverisë, e pret një arsim mediokër dhe një shëndetësi që lëngon, ndërkohë që kur të rritet ka të garantuar vetëm mungesën e mundësive dhe papunësinë.
Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më. Ndaj këtë vit duhet të punojmë të gjithë bashkë për të ndryshuar gjendjen për fëmijët tanë. 2019 duhet të jetë hapi i parë për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt për fëmijët tanë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME