Categories Lajme

CDU-CSU: Gjykata Kushtetuese të shprehet sa me shpejt për 30 qershorin

Grupimet politike që qeverisin Gjermaninë CDU-CSU, kanë vendosur që negociatat për Shqipërinë të hapen vetëm pasi të plotësohen 9 kushte, të cilat lidhen me krizën politike, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e lira.

Në një rezolutë të miratur për Shqipërinë, te cilën RTV Ora e ka siguruar, dy grupimet politike gjermane theksojnë se pa zgjidhur krizën politike është e vështirë për Shqipërinë të nisë negociatat me BE.

CDU-CSU, thekson gjithashtu se nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa kërkon që reforma zgjedhore të vazhdojë aty ku ka ngecur që në dhjetor 2018-ës.

“Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 ishin kryesisht paqësore; megjithatë mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.”

Dy grupimet politike gjermane analizojnë situaten politike e ligjore në vendin tonë, ndërsa i kërkojnë organeve të drejtësisë procedime të shpejta për ata që vërtetohen se janë përfshirë në blerje votash.

Një kusht tjetër thelbësor për gjermanet është edhe ngritja dhe funksionimi i institucioneve të drejtësisë si SPAK, Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME