Categories Politike

Ceka: Ministri ynë i Jashtëm, maksimumi mund të ishte portier i ndonjë hoteli

Politikani Neritan Ceka i ka konsideruar mbrëmë karikatura të shtetit, si Kryeministrin, ashtu edhe Ministrin e Jashtëm Gent Cakaj të zgjedhur prej tij. Për Ramën, Ceka tha se “është pjesë e një folklori në Europë, që e trajton Shqipërinë si ndonjë vend nga ku vijnë këto kryetarët e shteteve të vendeve të Afrikës Qendrore me bojëra e pupla”, kurse për Cakajn, “mund të mund të ishte maksimumi portieri i një hoteli me 3 yje në Tiranë”. Sa për parlamentin, kjo ishte temë më vete.

Intervista në vijim:

Gazetarja: Shikoni ndonjë lloj ngërçi për mënyrën se si zhvillohen bisedimet me Komisionin Europian mes Shqipërisë dhe vendet e tjera? Mos ndoshta duhet të fokusohemi tek marrëdhëniet dypalëshe, sidomos vendet skeptike sepse Komisioni Europian është një institucion burokratik në një farë mënyre

Neritan Ceka: Normalisht duhet të marrim Komisionin Europian që është përgjegjës për një masë gati 200 milionë njerëz. Nga ana tjetër kemi një super fuqi dhe një Shqipëri që është e barabartë me një fshat kinez. Pra kemi regjistruar 4 mln banorë, 2 mln kanë ikur, janë 1 mln për të ikur dhe kjo është Shqipëria që ulet në tryezën e Ministrave të këtyre vendeve, që vetëm një fshat i tyre prodhon sa gjithë Shqipëria.

Kemi Ministri të Jashtme inefikase, natyrisht nëse duam të punojmë. Po e lëmë jashtë kryeministrin, i cili është pjesë e një folklori në Europë, që e trajton Shqipërinë si ndonjë vend nga ku vijnë këto kryetarët e shteteve të vendeve të Afrikës Qendrore me bojëra e pupla. Kjo është Shqipëria që prezantohet, etnografike. Akoma mendojnë që shqiptarët kanë mijëra intelektualë, përfaqësohen nga mediokriteti maksimal. Ke një Ministër të Jashtëm që bën performancën e një mësuesi fshati. Një njeri i tillë që mund të ishte maksimumi portieri i një hoteli me 3 yje në Tiranë na shkon si Ministër i Jashtëm. Këto janë karikaturat e shtetit shqiptar. Mos të flasim pastaj për Parlamentin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë kreut të PD, Sali Berisha

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim mbi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me tre vendimet…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Hasimja ia thotë në sy Berishës: Bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Politologu Ermal Hasimja, i pranishëm në takimin e thirrur nga Sali Berisha me partitë opozitare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME