Categories Lajme

Çfarë e detyroi nënën e 3 fëmijëve të vetëvarej? Flasin të afërmit e 41-vjeçares nga Berati

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Molisht të Beratit. Një 41-vjeçare u vetëvar në kasollen pranë shtëpisë, duke lënë jetimë tre fëmijët e saj.

15-minuta para se të kryente aktin e rëndë 41-vjeçarja Merita Filaj kishte telefonuar policinë. Ajo i kishte kërkuar policisë që të kujdeseshin për fëmijët e saj. Ajo jetonte me dy vajzat e mitura, nxënëse në shkollën 9-vjeçare. Ndërsa djali adoleshent dhe i shoqi ishin emigrantë në Greqi.

Familjarët tregojnë se Merita vuante nga depresioni dhe se prej ditësh nuk i kishte pirë ilaçet.

Deklarata e një banoreje:

“Ishte grua e mirë dhe e urtë. Tani, kohët e fundit i kishte shfaqur shenjat e depresionit, më parë jo.”
Një banor shprehet:

“Unë kam punuar në shtëpinë e tyre, shumë njerëz të mirë dhe korrekt. Vetëm i shoqi punon, shkon në Greqi, veç të ardhurat e emigrimit kanë.”

Mësuesit tregojnë se fëmijët kanë qenë shumë të qetë dhe se nuk kishin dhënë asnjë shenjë, se nëna e tyre ishte e prekur nga depresioni.

Deklarata e mësueses kujdestare:

“Unë si mësuese kujdestare do të jap mbështetjen time për ata dy fëmijë.”

Një nxënëse shprehet:

“Na vjen shumë keq për ato të dy, mos i ndodhtë kurrë njeriu që t’i ikë nëna, sepse është shumë e rëndë.”

Duket se mungesa e gjatë e familjarëve ka çuar Meritën drejt aktit të rëndë për t’i dhënë fund jetës dhe për të lënë fëmijët jetimë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME