Categories Lajme

Cfarë i ndodhi diplomatëve?/ SHBA shpall të dyshuar kryesor Rusinë

Zyrtarë të lartë në SHBA kanë thënë se Rusia dhe presidenti Vladimir Putin konsiderohen si të dyshuar kryesorë për episodet kur dhjetra diplomatë amerikanë janë sëmurur në mënyrë misterioze në Moskë, Kinë dhe disa vende të tjera, me simptoma të ngjashme me ato të bombardimit me radiacion mikrovalësh. Britanikja Express shkruan se provat sugjerojnë se për sëmundjet është përgjegjëse një lloj arme sonike, e cila ka shkaktuar hutim, dhimbje koke, pagjumësi apo dhe gjakderdhje nga hunda për dhjetra zyrtarë amerikanë të stacionuar në vende të ndryshme.

Në episodin me diplomatët amerikanë në Guangzhu në 2018 ata besonin se kishte qenë niveli i lartë i ndotjes, por punonjësit pësuan humbje të memories dhe ndjesi të një zhurme të çuditshme që vinte gjtë natës, raporton New York Times.Sëmundja misterioze është e ngjashme me atë të pësuar nga diplomatët dhe spiunët amerikanë në ambasadën e Kubës në 2016 e 2017, e cila u bë e njohur atëherë si Sindroma e Havanës.

Asokohe presidenti Donald Trump tërhoqi shumicën e stafit dhe lëshoi një urdhër kujdesi për udhëtarët, duke thënë se zyrtarët ishin bërë objekt i “sulmeve të shënjestruara”, megjithse Kuba mohonte përfshirjen. Ndërsa qasja me incidentin e Kinës ishte ndryshe, teksa Mike Pompeo, asokohe drejtor i CIA fillimisht tha se ajo që ndodhi në Kinë është “shumë e ngjashme” me incidentet në Havana. Por më vonë Departamenti i Shtetit zbuti gjuhën e tij duke thënë se kishim të bënim me “incidente shëndetësore”.

CIA ka thënë se potencialin për sulme të tilla e ka vetëm Rusia ndërsa senatorja demokrate Jeanne Shaheen, tha: “Këto plagosje dhe trazira vijën nga një kundërshtar i SHBA, të cilët kanë shumë për të fituar nga përçarja dhe kaosi që shkaktojnë”.Bashkimi Sovjetik ka përdorur më parë bombardim me valë të tilla ndaj ambasadës amerikane në Moskë. Në një raport të NSA në 2014 thuhej se vendet armike po përdorin aparate për “mbushjen e rezidencës së  onjektivit me mikrovalë” çka shkakton dëmtime në sistemin nervor të njeriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME