Categories Lajme

Çfarë ndodh në një stërvitje të ushtrisë shqiptare dhe vendeve të NATO-s në Bizë

“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në 7 ditë përfaqësuesit ushtarakë nga 12 vende aleate dhe partnere treguan se cili është burimi i fuqisë së Aleancës më të madhe ushtarako – politike në botë, anëtare e së cilës vendi ynë është prej 10 vjetësh.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një video mesazh drejtuar efektivëve  vuri në dukje me krenari se kjo është stërvitja e parë ku planifikimi dhe mbështetja logjistike u krye tërësisht nga Forcat e Armatosura shqiptare.

“Shqipëria u anëtarësua në NATO vetëm 10 vjet më parë. Fakti që vetëm një dekadë më pas, Forcat tona të Armatosura janë shndërruar në një forcë moderne e profesionale, e cila është në gjendje të operojë në standardet e NATO-s, është një dëshmi e asaj që e bën Aleancën unike. Mbështetja dhe solidariteti mes aleatëve është ajo që e bën NATO-n një forcë kaq të fuqishme”, theksoi Ministrja e Mbrojtjes në mesazhin e saj.

Për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, trupat shqiptare po stërviten së bashku me ato të aleancës dhe vendeve partnere për planëzimin dhe kryerjen e operacioneve në përgjigje të krizave dhe për një sërë elementësh të rëndësishëm.

Stërvitja “Albanian Effort 19” shërbeu gjithashtu për certifikimin e kompanisë së II “Komando” e deklaruar nga vendi ynë në NATO si pjesë e Task Forcës së Gatishmërisë Shumë të Lartë (Very High Readiness Joint Task Force, VJTF).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME