Categories Bota, Covid-19

Çfarë ndodhi? Morën vaksinën Sputnik, 3 mjekë rusë infektohen me Covid

Kompania prodhuese e vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik deklaroi një ditë më parë se ajo është më shumë se 90 përqind efikase, pohim ky që vjen vetëm pak pasi gjiganti farmaceutik Pfizer njoftoi se vaksina e tij ndaj sëmundjes kishte rezultuar e suksesshme.

Por teksa Moska nxiton që të jetë në hap me prodhuesit perëndimorë të ilaçeve edhe në këtë garë, në federatën ruse tre mjekë janë infektuar me Covid-19 pavarësisht se e kishin marrë vaksinën e shumëtrumpetuar e që përshkruhej prej rusëve si “më e mira në botë”.

Tre doktorët kishin marrë vetëm të parën nga dy doza të nevojshme për imunizim.Në gusht vaksina ishte shpallur si kura e parë kundër koronavirusit nga Vladimir Putin, teksa përballej me kritika nga Perëndimi për lëshimin e saj për përdorim para se të përfundonte faza e plotë e testimeve.

Instituti Gamaleya, i sponsorizuar nga shteti rus, pretendon se bazuar në numrin e personave që kanë qenë në kontakt me virusin, pasi janë vaksinuar apo kanë qenë pjesë e testimit të rreth 16,000 vullnetarëve, vaksina Sputnik V ka pasur shkallë të efikasitetit prej 92 përqind.

Drejtori i Institutit Aleksandr Gintsburg tha se rezultatet e një periudhe kohore kanë treguar efikasitetin e Sputnik dhe se doza masive do të shpërndahen në të gjithë Rusinë në javët në vazhdim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME