Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte dënuar me 18 muaj burg nën akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Bëhet fjalë për shtetasin Artan Nisllaj, i cili ka qenë më parë drejtor i një banke të nivelit të dytë në Gjirokastër.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë për rastin.
