Categories Lajme

Çfarë ndodhi në afërsi të Kryesisë së Kuvendit? Policia mbërrin pas telefonatës

Një 41-vjeçar ka ngritur “në këmbë”  Policinë e Shtetit pasi pranë ambienteve të Kuvendit po bënte veprime të dyshimta. Shtetasi me ininciale F.B, i veshur me të zeza, ishte duke qëndruar përpara Kuvendit dhe po shfaqte veprime të dyshimta.

Fillimit ai nxiti panik me një objekt të ngjashëm me një pistoletë, mirëpo më pas rezultoi se ishte një çakmak në formë pistolete.

Ky shtetas gjatë qëndrimit para Kuvendit u shfaq duke folur në telefon dhe thoshte: Do rrah doktorin, do i fus ca shpulla. Tau-tau-rrapa-patau. Duro, duro, hajde se flasim.

41-vjeçari teksa ne dore mban çakmakun në formë pistolete
Dyshohet se 41-vjeçari ishte duke pritur Sali Berishën, me synimin për ta goditur atë. Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe Policia e Tiranës të cilët thanë se 41-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 02.11.2023, rreth orës 12:45, është marrë njoftim se në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, është konstatuar një shtetas, i cili përbënte shqetësim për qytetarët.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me shtetasin F. B., 41 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet dhe më pas është larguar pa probleme”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME