Categories Showbiz

Çfarë po ndodh? Këngëtarja largohet nga “Kënga Magjike”

Këngëtarja e njohur për publikun Linda Halimi u rikthye në festivalin “Kënga Magjike”, pas 9 vitesh mungesë. Ajo la Amerikën për pak kohë dhe solli në këtë festival këngën “Want my love”. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe Linda goditi me performancën që dhuroi në skenë.

E veshur me gold dhe e shoqëruar nga një trupë baleti, Linda i solli publikut atë që i kishte munguar prej vitesh nga artistja. Megjithatë ditën e sotme këngëtarja ka hequr dorë nga pjesëmarrja. Ndonëse ajo ishte shumë entuziaste diçka ka ndodhur dhe këngëtarja ka vendosur të largohet. Linda ka konfirmuar lajmin për “Iconstyle” dhe ka treguar arsyen përse mori këtë vendim. Ajo u shpreh se vajza e vogël dhe rruga e largët e kanë detyruar të heqë dorë.

“Rruga e gjatë, kam gocën e vogël. E mora me shumë qejf, por s’mund të vij këtë vit. Rëndësi ka që kënga ime u lançua dhe u kënaqa shumë kur isha javën e kaluar”, shprehet Linda. Në fund ajo na tregoi se do të rikthehet së shpejti dhe sigurisht që do të ketë surpriza.

Kujtojmë se 9 vite më parë, këngëtarja konkurroi në “Këngën Magjike” me një bashkëpunim me Nora Istrefin dhe reperin Big D. Ata u përjashtuan nga gara pasi shkuan 30 minuta me vonesë në prova. Gjithashtu, ata u pezulluan me ndalim pjesëmarrjeje për 6 vite në “Këngën Magjike”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME